Shqiptari qëlloi me armë zjarri makinën dhe tentoi të kryejë grabitje, nuk do ta besoni arsyen e pazakontë

Diaspora

Shqiptari qëlloi me armë zjarri makinën dhe tentoi të kryejë grabitje, nuk do ta besoni arsyen e pazakontë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:42
Makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës që mbante ai

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (24 Dhjetor) në Kretë, ku sipas burimeve policore, autori i dyshuar i ngjarjes është një burrë me origjinë shqiptare, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”.

Makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës që mbante ai, raportojnë mediat greke.

Kjo ngjarje është denoncuar nga pronarët e makinës dhe policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar pasditen e djeshme.

Sipas burimeve policore, ajo që ai ka pohuar në deklaratën e tij, përveçse ka pranuar atë që ka bërë, është se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë, duke shkaktuar atë që ka ndodhur.

Mirëpo, pas ngjarjes me makinën, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat