Shqiptari nga Australia: Këtu është 35 gradë, e pres Vitin e Ri buzë oqeanit

Diaspora

Shqiptari nga Australia: Këtu është 35 gradë, e pres Vitin e Ri buzë oqeanit

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 08:42
Naim Flamuri

Studiuesi dhe historiani, Naim Flamuri ishte mëngjesin e kësaj të premteje në një lidhje direkte për “Good Morning Albanians” ku tregoi se si pritet viti i ri në Australi.

Ai tha se ndërsa në Shqipëri është dimër dhe viti i ri pritet me darkën me ushqime tradicionale, në Australi viti i ri do të pritet në plazh. Temperaturat atje janë 35 gradë, ndërsa plazhet duket të jenë të mbushur plot me njerëz.

“Këtu e kemi gjithë plazhin për vete. Si Plazhi i Durrësit, po këtu është 35 gradë.

Tani fillon vera. Tani kemi verë ju keni dimër. Ne jemi me të shkurtra, do futemi në det. E di që ma keni zili, por ju uroj Gëzuar Vitin e Ri”,-tha Naim Flamuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat