10 vjeçari mërgimtar, Adi Hebibi, puth pllakën e varrit të Adem Jasharit

Diaspora

10 vjeçari mërgimtar, Adi Hebibi, puth pllakën e varrit të Adem Jasharit

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 12:21
Adi Hebibi puthi pllakën e varrit të Adem Jasharit

Publicisti, gazetari e poeti i njohur, Dr.sc.Dashnim Hebibi, që jeton dhe vepron në Zvicër, këto ditë po qëndron në Luginë të Preshevës për festat e fundvitit, ai me familjen e tij e vizitoi edhe Kompleksin Memorial Adem Jashari.

Për çdo vit edhe sivjet nuk e anashkaloi vendin e shenjtë, ku edhe fëmijët e tij, Dea, Eda e Adi, edhe pse të lindur e po rriten në diasporë, konkretisht në Zvicër, ata me shumë vullnet e vizitojnë dhe frymëzohen.

Ja se çka ka postuar z. Hebibi në profilin e tij ne Facebook:

"Babi, a guxoj ta puthi pllakën e varrit dhe ta kujtoj, se jam duke i puthur duart e Adem Jasharit? Nuk besoj, se nuk më lejojnë. Tekefundit i tregoj, se jam nga Lugina e Preshevës, atje ku folmi shqip, por nuk valon flamurin jonë kuq e zi!  Adem Jashari është vula e lirisë së Kosovës! Babi, sa i fortë po më duket vetja. Sa here, që vij në Preshevë dua do të shkoj në Prekaz", kështu më tha, djali im Adi!  Bashkë me familjen time vizituam Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.  Emocione të veçanta e të papërshkrueshme! Edhe një here, dy e shumë here ta vizitosh, emocionet janë të njejta. Prekazi dhe drita e përjetshme e Dardanisë! Aty pushon dhe shihen në flamurin tonë kombëtar kuq e zi, Komandanti legjendar Adem Jashari, bacë Shaban Jashari e deri te Blerimit 6-vjeçar e shumë e shumë dëshmorë të tjerë, që ia falën jetën e kësaj bote e për të mbetur të përjetshëm në këtë botë dhe për të bërë dritë shpirti i tyre në përjetësi! Lavdi! Do ti kujtojmë për jetë!“. 

Image
Adi Hebibi puthi pllakën e varrit të Adem Jasharit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat