E rëndë në Greqi/ 27-vjeçari shqiptar lidh, dhunon dhe drogon të dashurën për t’i dhënë fund shtatzënisë!

Diaspora

E rëndë në Greqi/ 27-vjeçari shqiptar lidh, dhunon dhe drogon të dashurën për t’i dhënë fund shtatzënisë!

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Policia në Zakynthos të Greqisë ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi ndërpreu shtatzëninë me dhunë të të dashurës së tij 19-vjeçare.

Sipas merdias greke ERT, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.

Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.

Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijen e ka abortuar.

Pas një denoncimi, persona të Drejtorisë së Policisë së Zakynthos arrestuan dje, të mërkurën, 27-vjeçarin, i cili do të dërgohet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat