Zbardhet vrasja e shqiptarit, dalin detaje shokuese: La takim për të kryer marrëdhënie intime me autorin 17-vjeçar

Diaspora

Zbardhet vrasja e shqiptarit, dalin detaje shokuese: La takim për të kryer marrëdhënie intime me autorin 17-vjeçar

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Policia italine ka zbardhur vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja.

Babai i dy fëmijëve u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 17-vjeçar dhe ka dyshime se kemi të bëjmë me një krim pasioni.

Sipas hetimeve, 17-vjeçari dhe Bledar Dedja kanë lënë takim pasditen e 20 janarit për t’u takuar në zonën e pyllëzuar.

Fakti që shqiptari u gjet gjysmë i zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, i shtyn hetuesit të besojnë se autori dhe ai mund të jenë takuar për të patur marrëdhënie intime.

Nuk dihen ende arsyet që mund ta kenë çuar 17-vjeçarin në ekzekutimin me thikën e kuzhinës që kishte marrë me vete.

Pas një përleshjeje, i mituri e qëlloi disa herë me thikë shqiptarin, duke e lënë të vdekur në vend me një goditje që i preku mushkrinë.

I mitur raportohet se ka plagosur dorën me thikë gjatë sulmit, çka bëri të mundur dhe identifikimin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se pas krimit, ai mori thikën me të cilën kreu vrasjen, disa rroba dhe çelësat e makinës së viktimës dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ishte një përdorues i aplikacioneve të takimeve online.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e motiveve të këtij krimi të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat