Merr fund arratia! Kërkohej në Gjermani për trafik droge, i riu shqiptar arrestohet në një tjetër vend europian

Diaspora

Merr fund arratia! Kërkohej në Gjermani për trafik droge, i riu shqiptar arrestohet në një tjetër vend europian

Më: 3 mars 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar shqiptar, i kërkuar me urdhër arresti europian, ka rënë në prangat e policisë italiane.

Karabinierët e Modenas kanë ekzekutuar urdhër arrestin e autoriteteve gjermane ndaj të riut shqiptar, i cili banonte në Modena.

Ai kërkohej pas një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt, ku gjatë një kontrolli rrugor, në furgonin tip “Fiat Fiorino”, policia gjermani gjeti dhe sekuestroi 3.4 kg kokainë të fshehura.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun “Sant’Anna” në Modena në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat