“Filmonte gjithçka dhe më kërcënonte se do...”, u përdhunua nga njerku shqiptar, 25-vjeçarja zbardh detajet tronditëse

Diaspora

“Filmonte gjithçka dhe më kërcënonte se do...”, u përdhunua nga njerku shqiptar, 25-vjeçarja zbardh detajet tronditëse

Më: 7 mars 2024 Në ora: 10:21
40-vjeçari u denoncua nga vajza tashmë 25-vjeçare

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi, pas denoncimit të thjeshtrës së tij 25-vjeçare, e cila ka rrëfyer se është përdhunuar për 11 vite nga ai.

Sipas ERT-së, burri dyshohet se ka filmuar aktet e pahijshme, ndërsa nëna e vajzës ka heshtuar për rastin e rëndë.

I arrestuari akuzohet për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur, shkelje të legjislacionit për të dhënat personale, për armë dhe drogë.

Gjithashtu, është arrestuar edhe nëna e viktimës, po ashtu shqiptare, bashkëshortja e të pandehurit dhe ndaj saj është ngritur procedim për shkelje të legjislacionit për armët.

Si u zbulua tmerri

40-vjeçari u denoncua nga vajza tashmë 25-vjeçare, e cila dëshmoi se deri në moshën 18-vjeçare e ka rrahur dhe përdhunuar.

Veç kësaj, viktima tregoi se makthi filloi në vitin 2013, kur ajo ishte 14 vjeç. Në fakt, vajza dëshmoi se sa herë që ai abuzonte seksualisht me të, ajo përdorte drogë.

Ndonjëherë ai i jepte vajzës para dhe dhurata që ajo të heshte, ndërsa në të njëjtën kohë kërcënonte se do t’i publikonte aktet e pahijshme në internet.

Pas kontrollit në pronë dhe në banesën e dy të arrestuarve u gjetën dhe u konfiskuan: 1505 gram kanabis, pistoletë, 4 thika, shuma prej 18 275 euro,3 peshore precize dhe 3 celularë të cilat u sekuestruan në cilëninë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat