Deputetët e LDK-së takohen me bashkatdhetarët në Itali

Diaspora

Deputetët e LDK-së takohen me bashkatdhetarët në Itali

Më: 9 mars 2024 Në ora: 12:34
Deputetët e LDK-së

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se së bashku me deputete Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, kanë zhvilluar takimet me mërgimtarët të cilët jetojnë në Itali.

Ajo ka shkruar se mërgata kosovare është më shumë se një komunitet në vendet ku jetojnë, sipas saj, ata janë një forcë e pashmangshme për ndryshimin dhe përparimin.

“Të veçanta e të frytshme, janë çdo herë takimet me bashkatdhetarët tanë. I tillë ishte edhe takimi i mbajtur mbrëmë në Montebelluna të Italisë, ku isha së bashku me kolegët Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.

Mërgata jonë sot është më shumë se një komunitet – janë një forcë e pashmangshme për ndryshimin dhe përparimin.

Faleminderit për mikëpritjen dhe rreshtimin në Rrugën e Re të cilën e ka nisur tashmë LDK, për një të ardhme më të ndritshme për Kosovën”, ka shkruar ajo në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat