U vra në një atentat me armë zjarri në Itali, identifikohet viktima dhe autori i krimit

Diaspora

U vra në një atentat me armë zjarri në Itali, identifikohet viktima dhe autori i krimit

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:04
Mikea Zaka

Personi që shihni më sipër është Mikea Zaka, shqiptari 23 vjeçar i arrestuar si autor i ngjarjes mbrëmjen e së shtunës në “Shake bar” në via Aldo Moro në Frosinone që i kushtoi jetën bashkatdhetarit Kasmi Kasen, 27 vjeç, i njohur ndryshe me emrin Carletto, dhe la të plagosur tre të tjerë, gjithashtu shqiptarë.

Mediet italiane raportojnë se i vdekuri me një nga të plagosurit është vëlla, gjithashtu vëllezër janë me njeri-tjetrin edhe dy nga të plagosurit e tjerë.

Policia ka ushtruar kontrolle në makinën Lancia Y, e cila me sa duket ishte përdorur nga i riu shqiptar për të vrarë Kasën në via Aldo Moro mbrëmjen e së shtunës.

Po ashtu, ai ka përdorur edhe një makinë e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat