Shifrat e azil kërkimit: 4.052 shqiptar “jemi viktima të skllavërisë moderne”

Diaspora

Shifrat e azil kërkimit: 4.052 shqiptar “jemi viktima të skllavërisë moderne”

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Në të dhënat vjetore për azil-kërkimin dhe emigracionit publikuar nga ministria e punëve të brendshme angleze Home Office, të cilave i referohet Top Channel, tregojnë se gjatë vitit të shkuar  17,000 persona kërkuan azil duke përdorur ligjin e skllavërisë moderne.

Prej tyre 4.052  shtetas shqiptarë paçka se numri i tyre mbërritur me gomone gjatë 2023 ra ne 90% krahasuar me 2022.

Sipas Home Office  shqiptarët që kërkuan azil duke ngritur pretendimin se janë viktima të skllavërisë moderne janë persona të që po vuajnë dënimet në burgjet angleze apo edhe ata që kanë mbërritur ilegalisht.

Ekspertë të çështje të emigracionit shpjegojnë se këta 4.052  shtetas shqiptarë që kërkuan azil duke përdorur ligjin e skllavërisë moderne e kanë ndërmarrë këtë hap si të vetmen mundësi për mos ti dëbuar në Angli.

Parlamenti anglez miratoi vitin e shkuar ndryshime të ligjit të emigracionit nga ku Shqipëria cilësohet vend i sigurt.

Kjo do të thotë mospasje mundësi azil kërkimi.

E në të tilla kushte e vetmja mundësi për të qëndruar në Angli për ata  rreth 13.000 shqiptarë që mbërritën më gomone gjatë 2022 është azil kërkimi duke përdorur ligjet e skllavërisë moderne.

Ky ligj përdoret më së shumti nga ata të cilët kapen dhe dënohen si kopshtarë në shtëpitë e barit në mënyrë që në fund të dënimin mos të dëbohen drejt Shqipërisë.

Gjykata e lartë angleze “Royal Courts of Justice” tre javë më parë shqyrtoi rastin e Sarjo Gjikola i dënuar në Tetor 2019 me 21 muaj burg pasi u kap në një shtëpi bari në Stoke-on-Trent.

I riu shqiptarë pranojë akuzat për përfshirjen në këtë ngjarje kriminale por avokatët e tij i thanë kësaj gjykate se avokatët e mëparshëm nuk i shpjeguan Gjikolës se ai ishte një person i cili duhet të përfitonte nga Akti 2015 i Skllavërisë Moderne.

Argumentet e tyre se Sarjo Gjikola ishte viktimë e skllavërisë moderne  nuk u pranuan.

Gjykata e lartë angleze “Royal Courts of Justice” e rrëzoi apelin duke i hapur rrugë dëbimit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat