Sekuestrohen 260 kg kokainë në Slloveni/ Arrestohet një shqiptar dhe një brazilian, droga e fshehur në anijen me sojë

Diaspora

Sekuestrohen 260 kg kokainë në Slloveni/ Arrestohet një shqiptar dhe një brazilian, droga e fshehur në anijen me sojë

Më: 19 mars 2024 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, 260 kilogramë, në portin e Koperit pasi dy zhytës u panë pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia sllovene e lajmeve Sta, ku dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.

Sipas medias së huaj, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat