Viti- Edhe Komuna e Vitisë i ka bërë përgatitjet për mirëpritjen e bashkatdhetarëve të vet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës. Me që rast është përgatitur një program i pasur me aktivitete të cilat do të zgjasin dy ditë. Po ashtu ka filluar edhe regjistrimi i qytetarëve në tri pika të vendosura në Qendrën për Shërbime me Qytetarë.
Zyrtarët komunal të kësaj komune thonë se këto pika të regjistrimit do të jenë të hapura derisa mërgimtarët do të qëndrojnë për pushime në vendlindje. “Mërgimtarët vitias do të kenë mundësin edhe të regjistrimit të tyre, proces ky i cili do të vazhdojë edhe këtë verë e që ka filluar ditë më parë në kuadër të fushatës “Ti Je Pjesë e Atdheut”, që ka për qëllim që t’i njoftojë bashkatdhetarët edhe rreth rëndësisë së regjistrimit të tyre.
Sa i përket pjesës së regjistrimit për komunën e Vitisë, si njëra ndër komunat e vendit me numrin e madh të bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë, nga kjo javë janë vendosur tri pika të regjistrimit nëpër lokacionet më të frekuentuara të komunës, ku mërgatës vitiase të cilët jetojnë në diasporë, u ofrohet mundësia që më lehtë të evidentohen, përmes plotësimit të formularëve të përpiluar nga Ministria e Diasporës e Kosovës..
Sipas zyrtarëve komunal procesi i regjistrimit ka nisur mbarë,në komunën e Vitisë dhe është organizuar sipas planit të hartuar nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me komunën, derisa ka shtuar se për këtë vit, presin një interesim më të madh që bashkatdhetarët tanë të mos hezitojnë duke ftuar që ata t’i përgjigjen pozitivisht këtij procesi tejet të rëndësishëm për Kosovën por edhe për vetë mërgimtarët tanë./Aziz Zuka