A dështoi Vetëvendosje sot në Suedi për organizimin e protestës “Drejtesi për Astritin”?

Diaspora

A dështoi Vetëvendosje sot në Suedi për organizimin e protestës “Drejtesi për Astritin”?

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 17:34
Protesta, Suedi

Pse mashtrohemi?


Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje  në Suedi ka dështuar sot në organizimin e protestës “Drejtesi për Astritin”.  Ëdhepse kanë organizuar autobusë nga 3 qytete më të mëdha te Suedisë, nga Malmë, Goteborgu dhe Vekshjo në drejtim të Stokholmit,  ku duhej të mbahej protesta, atje, së bashku me disa mijëra bashkëkombas tanë që jetojnë në Stokholm e rrethinë, janë mbledhur vetëm një grusht njerëzish. Sipas organizatorit, në protestë është pritur që të bashkangjiten edhe bashkëkombasët që jetojnë në Norvegji. Por edhe nga shsteti fqinjë kanë ardhur shumë pak protestues. Ata kanë protestuar para Ambasadës së Kosovës në kryeqendrën e Suedisë.

Kur ftesës nuk iu pëgjigjen protestuesit dhe kur nuk ke përkrahje, më mirë është që të mos organizohen tubime të tilla. Mospjesëmarrja në këtë protestë, për të cilën u propagandua shumë, dështoi me ka krejt. Edhe kjo flet se Diaspora është mirë të ruhet nga ndikimet politike. Pas luftës së fundit në Kosovë, dhe pas Pavarësisë së Kosovës, organizimi politik i shqiptarëve në Diasporë, nuk ka më kuptim.

Lëvizja  Vetëvendosje në Suedi dhe në shtetet tjera skandinave, ka themeluar Qendrat e veta, por sipas veprimtarive të dertiashme, ato nuk kanë ndikim dhe as që po joshin bashkëkombasët.

Q.Gashi,

Lund – Suedi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat