Haradinaj takohet në Francë me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Diasporë

Diaspora

Haradinaj takohet në Francë me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Diasporë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 21:50
Takim me Ramush Haradinjan

STRASBURG  FR : Një përfaqësi nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë,veprimtarë dhe biznesmenë të dalluar shqiptarë, janë takuar sot, në Strasburg- Francë, me ish Kryeministrin e Kosovës zotin Ramush Haradinaj, Kryetar i partisë Aleanca për Ardhërinë e Kosovës - AAK. 

Siç shkruajnë ata në rrjetin social Facebook, në këtë takim me Haradinajn, ka qenë edhe  veprimtari nga SHBA, Anton Raja, biznesmeni i suksesshëm nga Austria Argëtim Hani dhe Kujtim Berisha.

Së bashku, me Kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, për SHBA dhe Kanada, zotin Elmi Berisha, dhe, me nën kryetarin Besim Malota, është bashkuar për të takuar në Strasburg - me Komnadatin legjendar të UÇK-së, zotin Ramush Haradinaj, edhe Drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ideatori dhe themeluesi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë,

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, për SHBA dhe Kanada, zoti Elmi Berisha, në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se ka qenë kënaqësi e veçantë sipas tij, të takosh krenarin tonë kombëtare zotin Ramush Haradinaj, thotë ai.

Image


Ramush Haradinaj - në këtë takim i ka falënderuar ata për përkrahjen dhe kurajon që po i japin atij gjatë ndalimit në Francë, së bashku me të gjithë shqiptarët në diasporë.
“Unë u kënaqa që ju pash, dhe më vjen shumë mirë që kam kaq shumë shqiptar që më perkrahin dhe po me japin kurajo, këto ditë të nadlimit tim në Francë. Andaj, me këtë rast desha t’ju falënderoj të gjithëve ju që keni marrë rrugën nga përtej oqeanit - SHBA dhe të takohemi së bashku ”, është  shprehur Haradinaj.

Haradinaj u arrestua në aeroportin e Bazelit më 4 janar 2017, nga autoritetet franceze, ndërsa ai po udhëtonte për një vizitë zyrtare në SHBA, i ftuar zyrtarsisht në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump më 20 janar në Uashington.

Image

Gjatë ketij ndalimi nga autoritete franceze, ai u lirua me kusht nga një gjykatë në Colmar të Francës dhe vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi, pritet të jepet gjatë fillim të muajit Mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat