Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me Degë në Namur të Belgjikës e përkrahë boksierin shqiptar Arif Krasniqi

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me Degë në Namur të Belgjikës e përkrahë boksierin shqiptar Arif Krasniqi

?Asllan Dibrani Nga ?Asllan Dibrani Më 31 mars 2017 Në ora: 22:30
Arif Krasniqi

Arif Krasniqi është një djalosh 28 vjeçar,i cili ndonëse i lindur dhe i rritur në Belgjikë, nuk e harroi asnjëherë atdheun dhe kombin e vet. Arifi është me prejardhje nga Drenica, jeton dhe vepron në qytetin Namur.

Qysh i vogël,Arifi tregoi interesim të madh për sportin luftarak të boksit. Ai dëshmoi që nga fillimi se është talent duke e  gërshetuar në praktikë  mjeshtërinë luftarake kundër kundërshtarit. 

Arifi edhe se u rrit në një vend të huaj,Ai guximin dhe zemrën shpalosi pran publikut,si shqiptar në ringje e huaja me  mjeshtri të madhe. Tani ka tetë vite që merret me boks profesional në versionin MMA (free fight) duke arritur një serë  fitoresh!

Sot, ky djalosh në saje te arriturave u bë boksier  i madh dhe  i ka thyer edhe kornizat e Belgjikës duke u ngjitur drejt në majatë e një sportisti në Evropë dhe botë!. Nga dashuria dhe vetëdija e madhe për atdhe e për komb, Arifi me krenari bartë flamurin kombëtar shqiptar në meçet garuese të  boksit.

Ai e ndien veten krenar që është shqiptar me shkëlqimin e punës së tij shton  krenarinë tek të gjithë shqiptarët e posaçërisht tek diasporora shqiptare  në Belgjik.

Këtë sportist e kanë përkrahur,vizituar  edhe Lobi Euro-Atlantik Shqiptar të përfaqësuar nga Kryetarja e Degës për Belgjikë zonja Fitore Sopa,nënkryetar Faton Gashi,Nëndega në Liege kryetar Orhan Azemi bashkë  me lobistët tjerë.

Një serë shoqatash  sot ma,veprojnë në gjirin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar  si  Shoqata" Makowal" në qytetin  Namur me kryetar zoti Memedali Ahmedi, kryetarja e Shoqatës "Dara Dorë " e kryesuar nga Dores Huy dhe Hamide Canolli-Trmkolli.

Lobi sot përkrahet edhe nga kryetari i shoqatës "Iliria" në Tongeren kryesues Rifat Ademi

dhe Nermine Kumanova këshilltare në komunën e Namurit. Lobi Euro-Atlantik në Belgjikë gjithnjë është duke  bërë hapa avancues në  sensibilizimin e mërgatës shqiptar,qe t'i bashkohet  gjirit të tij. Kontakti i ynë me përfaqësuesit  e "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar"për Belgjike u shprehen pothuajse një zëri duke u shprehur si më poshtë:

Po na gëzon të gjithëve dhe po na bënë që të mburremi me këtë talent të rrallë thekson zonja  Fitore Sopa  kryetare e Lobit për Belgjikë. Zonja Fitore vazhdon edhe  ma tutje duke theksuar se ne, si mërgatë shqiptare në Belgjikë dhe kudo që jemi, përmes të gjitha formave të organizimit,kujdes dhe vend të veçantë duhet t'iu kushtojmë afirmimit dhe përkrahjes pa rezervë ndaj njerëzve tonë të rijnë, profesionistë e ekspertë në të gjitha fushat, pra edhe në sport, kulturë,teknologji, afarizëm, biznes etj. Si lobist të vyeshëm për mbarë diasporën dhe për kombin, kemi detyrë dhe obligim që të zbulojmë talentet e njerëzit tonë që zotërojnë aftësi të ndryshme profesionale. Këta të rijnë do t'i afrojmë, t'i organizojmë, t' i ndihmojmë , përkrahim e mbështesim pa rezervë në rrugën e përsosmërisë së tyre profesionale drejt arritjes së majave të fitoreve të niveleve më të larta. Përkrahja dhe solidariteti ynë duhet të jetë prioritet ndaj rinisë së mërgatës sonë kudo në diasporë, prandaj kësaj rradhe ftoj Mërgatën shqiptare në Namur, por, edhe në Bruksel e në mbarë Belgjikën që, të organizohen e t'i dalin në krah bokserit tonë të vyeshëm, Arif Krasniqi, i cili së shpejti do ta ketë një meç shumë të rëndësishëm për karrierën e tij në boksin profesional.

Një borxh të vogël ndaj këtij shqiptari të madh po e kryen, "Lobi Euro-Atlantik Shqiptar" që i bëri ftesë të gjithë komunitetit shqiptar  qe ta përkrahin  në Meqin e radhës  me 4 Mars që pati  edhe fitoren  e radhës. Përfundoj takimin me këtë të ri dhe me përfaqësuesit  e Lobit Shqiptar për Belgjikë duke  na lënë mbresa se është komuniteti shqiptar  nder ma te organizuarit  në Evrope. Na mbetet për fund t'ju  urojmë suksese dhe mbarëvajtje në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat