(E plotësuar) - Klubi rotarian "Prishtina-Dardania" ia dorëzoi sot Shoqatës së të Verbërve të Kosovës sistemin audio për lexim. Pajimet audio janë dhuratë e shqiptarëve të Shoqates "Basketistat" nga Londra. Në emër të Klubit Rotarian "Prishtina- Dardania" ia dorëzoi kryetari Muhamet Beqiri, kurse në emër të Shoqatës pajimet i pranoi drejtori ekzekutiv Megjid Foniqi. Ai falenderoi dhuruesit dhe rotarianët që u angazhuan për këto pajime.
Klubi rotarian "Prishtina-Dardania" është shumë aktiv në të mirë të komunitetit. Kohë më parë solli ekipin e mjekëve amerikanë që kryen operacione kardiokirurgjikale të fëmijët me të meta të lindura. Ishte ky njëri ndër aktivitetet më komplekse e më të rëndësishme.
Djemtë shqiptarë të një shoqërie "Basketistët" në Londër blenë pajimet në vlerë prej 15000 paund për Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.
Pajimet kanë arritur në Prishtinë, ndërsa Klubi Rotarian "Prishtina Dardania" me 11 gusht, në orën 10 do t'ua dorëzohet Shoqatës së të Verbërve, në Qendrën Tregtare Kodra e diellit, K. I-rë, hyrja lindore në zyrat e SHVK.
Pajisja është audio sistem për leximin e librave dhe do të qëndroj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Për informata më të hollësishme, mund ta kontaktoni kryetarin e Klubit të Rotarianëve "Prishtina Dardania", Muhamet Beqiri, tel 049 113 628, ose emaili: [email protected]
Klubi Rotarian "Prishtina Dardania".