Reagojnë me të madhe qytetarët e Istogut nga diaspora: Ne nuk kemi votuar më 19 nëntor!

Diaspora

Reagojnë me të madhe qytetarët e Istogut nga diaspora: Ne nuk kemi votuar më 19 nëntor!

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 18:53
Qytetarë nga diaspora

Kanë vazhduar edhe sot të reagojnë qytetarët shqiptarë e boshnjakë të komunës së Istogut të cilët jetojnë e veprojnë në diaspora.

Kështu deri më tash ka arritur numri deri në mbi 100 veta të cilët kanë demantuar pjesëmarrjen e tyre në votime dhe kanë deklaruar se nuk kanë marrë pjesë në asnjë proces të votimit më 19 nëntor.

Image

Këta qytetarë, emrat e disave janë në këtë shkrim por edhe në shkrimet e mëhershme që janë publikuar, kanë deklaruar se vota e tyre është manipuluar dhe se ata do të kërkojnë përgjegjësi penale për ata matrapazë të cilët kanë manipuluar me emrat e tyre duke i evidentuar si “votues” të zgjedhjeve të 19 nëntorit.

Image

Këto janë edhe disa dëshmi të tjera për PZAP-in, KQZ-në dhe Prokurorinë e Kosovës për të hetuar personat që u morën me këtë proces të manipuluar në votimin e 19 Nëntorit për komunën e Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat