U qëllua me thikë në gjoks, kush është shqiptari i vrarë dje në Itali

Diaspora

U qëllua me thikë në gjoks, kush është shqiptari i vrarë dje në Itali

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 14:58
Ervin Tola

Është identifikuar shqiptari i vrarë dje në qytetin e Paiçençës.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin shqiptar Ervin Tola, i cili është vrarë nga italiani 26-vjeçar Gianluca Mazzarelli.

Vrasja ndodhi për motive të dobëta në natën e 29 dhjetorit në një lokal të qytetit të Paiçençës.

Mediat italiane raportojnë 26-vjeçari është vetëdorëzuar në polici duke pranuar autorësinë e krimit.

Italiani ka goditur vetëm një herë me thikë në gjoks shqiptarin Ervin Tola, duke e lënë në vdekur në vend.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur, dhe mandej është vetëdorzuar në polici.

Shqiptari ishte i martuar dhe punonte si kamariar. Ditët e ardhshme pritet të zbardhen rrethanat e krimit të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat