Si e fitojnë azilin shqiptarët në Francë, ja kush përfiton... - Bota Sot
Si e fitojnë azilin shqiptarët në Francë, ja kush përfiton...

Diaspora

E enjte, 18 janar 2018

Si e fitojnë azilin shqiptarët në Francë, ja kush përfiton...

Më: 11 janar 2018 Në ora: 00:34
Ilustrim

Për vitin 2017, Shqipëria u rendit e para porsa i takon numrit të azilkërkuesve në Francë, me një rritje me rreth 66 %. Shqipëria renditej para haitit, Sudanit dhe Afganistanit.

“L’Express” ka ngritur pikëpyetjet në një artikull të saj sesi shpjegohet që një vend i konsideruar i sigurtë nga BE ka një fluks kaq të lartë azilkërkuesish.

Por pamundëia ekonomike, vlerësohet si shkaku kryesor i  azilkërkuesve. Sipas të dhënave zyrtare, shanset që një shqiptar të marrë azil në Francë janë zvogëluar. Vetëm 6.5 për qind e aplikantëve shqiptarë kanë fituar azil në 2017.

Ka tolerime në rastet e akteve të dhunës ndaj grave, diskriminimit kundër personave LGBTI ose pakicave etnike, ndër të tjera. Megjithatë, për shtetasit e vendeve “të sigurta”, procedura për shqyrtimin e dosjes së kërkesës për azil shpejtohet. “Kjo nuk i kalon tre muaj”, argumenton Pascal Brice, drejtor i OFPRA, kundrejt 7-8 muajve që zgjaste procesi dy vite më parë. Sipas Nathalie Clayer, specialiste në Shqipëri për EHESS, “Shqiptarët ikin nga varfëria dhe papunësia”.

 “Ky vend i vogël malor dhe rural është një nga më të varfrit në Europë, me një pagë mesatare prej më pak se 350 euro në muaj. Norma e papunësisë së të rinjve ka tejkaluar 33 për qind në vitin 2017, sipas Bankës Botërore”, vijon artikulli.

Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të emigracionit, pasi 1/3 e popullsisë është larguar nga Shqipëria në 25 vitet e fundit. Kjo sipas shifrave të publikuara nga Politika e Migracionit.

Shqipëria, e cila kishte 3.5 milionë banorë në fillim të viteve 1990, tani ka më pak se 3 milionë. Mosha mesatare, e cila në vitet 1990 ishte ndër më të ulëtat në Europë (28 vjeç), tani është më shumë se 37 vjeç.

Eksodi i shqiptarëve nuk është lajm i ri. “Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i emigracionit”, shton Nathalie Clayer.

“Regjimi diktatorial kontrolloi migrimin e brendshëm, duke kufizuar eksodin rural në qytete”, sipas studimit.

Rënia e diktaturës në vitin 1991 çoi menjëherë në një fluks të emigrantëve jashtë vendit, kryesisht në Itali dhe Greqi.

Që nga vitet 1990, rreth 600,000 shqiptarë janë vendosur në Itali, 500,000 në Greqi, sipas shifrave nga Politika e Migracionit.

Disa nga ata që ishin vendosur në Greqi u kthyen në vend për shkak të krizës, që goditi vendin fqinj nga viti 2008. Përveç krizës së vitit 2008 që ka ndaluar fillimin e një përmirësimi në situatën ekonomike në Shqipëri, stanjimi politik ndoshta kontribuon në vazhdimin e eksodit, sipas Nathalie Clayer.

“Ndryshimi politik katër vjet më parë nuk ka sjellë ndryshime në situatën në vend, korrupsioni dhe klientelizmi janë ende të larta. Që nga viti 2003, Franca ka përpiluar një listë të vendeve “të sigurta”, ku Shqipëria është pjesë e saj. Por Konventa e Gjenevës vlen për të gjithë “refugjatët pa diskriminim për racën, fenë apo vendin e origjinës”.

Ky parim detyron çdo vend nënshkrues të merret me të gjitha kërkesat për azil, qoftë nga një vend që konsiderohet “i sigurt” apo jo. Rritja e fluksit të emigracionit të shqiptarëve në Francë motivoi udhëtimin e Gerard Collomb në Tiranë, në mes të dhjetorit. Franca ka bërë presion që Shqipëria të shtrëngojë kontrollet për largimin nga vendi. Që nga gushti, më shumë se 9700 nisje janë bllokuar nga Shqipëria.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test