Akademi përkujtimore për Heroin Salih Çekaj organizuar nga nëndega e LDK në NRV në Gjemani

Diaspora

Akademi përkujtimore për Heroin Salih Çekaj organizuar nga nëndega e LDK në NRV në Gjemani

Nga: Milazim Maraj Më: 21 prill 2018 Në ora: 15:12
Milazim Maraj

I nderuar z .Jakup Gërguri

E nderuara kryesi e LDK nëndega NRV në Gjermani.

 Më këtë shkrim dua të shpreh respektin dhe  konsideratën time për kontributin tuaj dhe të LDK në këtë nëndegë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Akademia përkujtimore për Heroin e kombit Salih Çekaj i cili ra më 19.04.1999 në Rrasë të Koshares. Lufta e Koshares është luftë frontale tani më e vlerësuar nga të gjithë por më shumë së të gjithë nga gjeneralët serb të cilët e krahasojnë më luftën në Vietnam (Vietnami në miniaturë) dhe si Betejë e dytë për Kosovën. Organizimi, qëllimi dhe programi i detajuar nga oficer profesional dhe intelektual  e patriot dha rezultatin e vet. Në heqjen me luftë të kufirit në mes të shqiptarëve dhe mbrojtjen e shqiptareve nga poshtërimi. Falangat e poshtërimit vazhduan të mos e pranojnë, të minimizojnë dhe në funde të uzurpojnë këtë ngjarje më peshë kombëtare të pranuar nga analistë të luftës të niveleve të larta Evropiane dhe botërore. Tani në fjalime të ndryshme të zyrtareve, pa fije turpi pranohet kjo luftë si ndihmë e luftës së UÇK. Madje së  Salih Çekaj dhe Agim Ramadani iu bashkuan idesë për çlirimin e vendit më luftë, e batuta tjera si këto. Këta njerëz as në kohën e luftës dhe as tani nuk u  brengosën për dëmtimin e Unitetit kombëtar dhe pasojat që po i sjellin Kosovës më këto qëndrime hiq miqësore dhe më patriotike edhe pse tani më intensitet më të ulët dhe pa kondicionin e dikurshëm tregojnë se në Gadishullin është shumë e fisnike të jesh shqiptar, por pa harruar së fisnikëria ka koston e vet. Pa dashtë të mohoj ndjenjën patriotike të gjithë atyre qe e kishin dhe e kanë, më duhet të sqaroj së patriotizmi nuk është nacionalizëm agresiv dhe së kamuflimi i nacionalizmit në simbolet e patriotizmit të vërtet natyral është shumë i dëmshëm. Nuk është fare patriotizëm. Dëmet e këtij kamuflimi shqiptarët po i paguajnë tani e sa shekuj më radhë. Kush kujt iu bashkua? Ne ishim në luftë dhe luftën e ndihmuan të gjithë ata që dhanë për luftën. Në vazhduam luftën e pa përfunduar nga paraardhësit tonë që pushkën në dorë e mbajtën më 40-50 vjet. Do të ishte shumë qesharake të themi së kaçake dhe e ballit kombëtar iu bashkua dhe ndihmoj  luftën tonë. Sikur është e pa besueshme të thuhet së luftës së UÇK të shpallur në vitin 1997 iu bashkuan ata që ushtrimet ushtarake i kishin përfunduar dhe të armatosur ishin kthye në dhjetor të  vitit 1991. Në ishim dhe mbetëm të pa luhatur për unitet dhe bashkim. Kolonel Ahmet Krasniqi pranoj emblemën e UÇK nga se nuk ishte i rëndësishme lavdia sa liria e Kosovës, por ai u vra atë natë. Pas darkës së punës që e pati më përfaqësues të grupeve dhe marrëveshjes së arritur. Pra atë e vranë falangat e poshtërimit  shqiptare që nuk lirinë e Kosovës por poste  në Kosovën e lirë apo çfarë do të ishte. Ju përkujtoj të nderuar së organizimet tona nuk kanë kaluar pa vështirësi. Por nga viti 1991 e deri në vitin 1993 kemi kaluar nëpër këto faza.                                                      

1. Të amortizohet dhuna ndaj shqiptarëve.                                                                                                                      

2. Të mbrohet pragu i shtëpisë.                                                                                                                                          

3. Lufta e armatosur.                                                                                                                                                   

Në këto dy faza ka pas aktivitete dhe shumë sakrifica. Në kishim një synim Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të hapur ndaj fqinjëve. Të inkuadruar në BE dhe NATO në miqësi të përhershme më SHBA. Këtë qëndrim e kemi pas që nga themelimi i Forcave të armatosura të Republikës së Kosovës. Dhe këtë e kemi edhe sot. Aktivitetet, përgatitjet, furnizimi me armë dhe aksionet  luftarake dhe guerile kishin vetëm qëllimin e përshkruar më parë. Tani ne jemi bashkë sikur edhe në luftë. Tendencat për përçarje për çfarëdo qëllimi të ishin ato i vlerësojmë dhe konstatojmë të dëmshme pra edhe të turpshme.

Të vetëquajturit shpëtimtarë te Kosovës dhe kombit dalin qesharak. Mohimi i vlerave tona të përbashkëta vijnë si shprehje të  falangave të poshtëruesve të vlerave tona. Salih Çekaj sikur e keni dëgjuar edhe ju apelonte “O burra të dalim nga vetvetja” Kurse Agim Ramadani thoshte ”O burra ejani të luftojmë së bashku për lirinë e Kosovës.” Lavdi Heronjve  dhe dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Respekt të gjithë atyre që ndihmuan këtë luftë të drejt. Respekt për aktivitetet tuaja të rëndësishme. Zoti e bekoftë Kosovën e Lirë dhe të Pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat