Një 24-vjeçar shqiptar u vu në prangat e policisë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
I riu me iniciale K.P. e kishte kthyer shtëpinë e tij në një bazë kokainë pasi furnizohej vetë me lëndën narkotike dhe më pas e ndante atë në doza të vogla, 80 euro për gram dhe ua shiste klientëve të tij.
Policia mundi ta identifikonte pas ndjekjes që i bënte klientëve që shkonin tek shtëpia e të riut, të cilët vinin vet dhe blinin produktin në shtëpinë e tij në Teramo.
Pas kërkesës së prokurorit, gjykatësi i Teramos nënshkroi fletarrestimin kundër 24-vjeçarit.
Sipas hetuesve, tregu i vënë në shtëpi ishte veçanërisht fitimprurës dhe realizohej brenda një kohe shumë të shkurtër, duke përdorur metoda të shitjes me pakicë.