Seks para djalit 3 vjeçar me të ëmën për ta mësuar, arrestohet babai shqiptar në Itali - Bota Sot
Seks para djalit 3 vjeçar me të ëmën për ta mësuar, arrestohet babai shqiptar në Itali

Diaspora

E enjte, 19 korrik 2018

Seks para djalit 3 vjeçar me të ëmën për ta mësuar, arrestohet babai shqiptar në Itali

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 10:22
Ilustrim

Një histori e dhunës dhe poshtërimit vjen nga provinca e Salernos, pikërisht nga Battipaglia, dhe përfundon me arrestimin e një shqiptari 39 vjeçar, i burgosur me urdhër të gjykatësit të Gjykatës së Salernos pas kërkesës së prokurorit publik.

Ndaj tij, rëndon akuza e abuzimit ndaj anëtarëve të familjes, sulm seksual të rënduar, etj. Hetimet ndaj shqiptarit, nisën pas ankesave të partneres së tij 24 vjeçare.

Gruaja u ka thënë prokurorëve se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme për vite me radhë. Përveç rrahjes dhe poshtërimit, ai e ka detyruar atë të kryej marrëdhënie intime përpara fëmijës së tyre 3 vjeçar, me të vetmin qëllim për t'i treguar atij se si kryhet akti seksual.

Ngacmimet seksuale kanë vazhduar të paktën nga viti 2014, ku 24 vjeçarja për katër vite ka përjetuar frikën e vazhdueshme duke qenë objekt poshtërimi si dhe abuzimi fizik.

Pas kaq vitesh, ajo ka gjetur guximin për të raportuar partnerin e saj, duke e çuar prapa hekurave, siç shkruan "Ilgiornale". Tanimë, burri ndodhet në burgun Fuorni, ndërsa gruaja dhe djali i saj janë strehuar nga autoritetet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test