Sistem i ri i gjendjes civile për mërgimtarët - Bota Sot
Sistem i ri i gjendjes civile për mërgimtarët

Diaspora

E diel, 18 nëntor 2018

Sistem i ri i gjendjes civile për mërgimtarët

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:30
Tani e tutje, qytetarët e Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, Zvicër, Itali, Turqi dhe Arabi Saudite, kanë mundësi që faktet e gjendjes civile të ndodhura jashtë vendit, siç janë lindja, martesa dhe vdekja, t’i regjistrojnë drejtpërsëdrejti në konsullatë.

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, kanë përuruar sistemin e ri të gjendjes civile.

Sipas njoftimit, tani e tutje, qytetarët e Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, Zvicër, Itali, Turqi dhe Arabi Saudite, kanë mundësi që faktet e gjendjes civile të ndodhura jashtë vendit, siç janë lindja, martesa dhe vdekja, t’i regjistrojnë drejtpërsëdrejti në konsullatë.

“Me këtë shërbim, shtetasve të Republikës së Kosovës, iu krijohet lehtësi e madhe për pajisje me dokumente personale siç janë ai për letërnjoftim dhe pasaportë. Ky sistem prej sot fillon të funksionojë në konsullatat e Kosovës, në shtetet e lartcekura, ndërsa, pritet në vazhdim të krijohet mundësia teknike dhe ligjore edhe për konsullatat tjera të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test