U gjet i therur me thikë pranë metrosë, ende mister vrasja e shqiptarit në Londër. Ja ç’ndodhi dje - Bota Sot
U gjet i therur me thikë pranë metrosë, ende mister vrasja e shqiptarit në Londër. Ja ç’ndodhi dje

Diaspora

E enjte, 19 korrik 2018

U gjet i therur me thikë pranë metrosë, ende mister vrasja e shqiptarit në Londër. Ja ç’ndodhi dje

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 11:53
Londër

Një tjetër person është vënë në pranga si i dyshuar pasi shqiptari Edmond Jonuzi u gjet i therur për vdekje në Londër. Jonuzi, 35 vjeç, u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes nga policia e cila mori një telefonatë më 9 Qershor se një trup i shtrirë dergjej pranë stacionit të metrosë në Veri të Londrës. Ai ishte qëlluar disa herë me thikë.

Policia tha se një 20-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, është arrestuar pasi dyshohet se ka gisht në vrasjen e tij. Ndërkohë, si pasojë e hetimeve edhe tre persona të tjerë, shkruan BBC, akuzohen si të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Jonuzi jetonte në Londër. Ekspertët mjekoligjorë pas autopsisë dolën në konkluzionin se 35-vjeçari humbi jetën për shkak të goditjeve me thikë.

Dyshimet e para ishin se Jonuzi u vra pas një sherri mes dy grupeve rivale, por hetimet që po kryhen nga detektivët e Komandës së Vrasjeve dhe Krimeve të Rënda në policinë e kryeqytetit britanik nuk kanë arritur akoma në një përfundim të saktë se kush ka qenë arsyeja që vdiq 35-vjeçari.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test