Në Treviso të Italisë do të inaugurohet monumenti i shenjtores Nëna Terezë

Diaspora

Në Treviso të Italisë do të inaugurohet monumenti i shenjtores Nëna Terezë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 21:25
Shën Nëna Tereze

Këshilli organizativ për inaugurimin e shtatores së Shën Nënës Tereze në Treviso të Italisë

NJOFTON:

Se ditën e shtunë medatë 29 shtator 2018, në Quinto diTreviso, duke filluar nga ora 14:00, do të mbahet ceremonia solemne e zbulimit të shtatores monumentale të Nënë Terezës.

Ky manifestim organizohet nga komuniteti shqiptar i cili me kontribut vullnetar financoi projektin e punimit të shtatores, të ndihmuar nga Ministria e Diasporës dhe Zhvillimeve strategjike e Republikës së Kosovës si dhe nga autoritetet lokale italiane të Komunës Kuinto di Trevizo.

Kryetari i këshillit organizativ Prof. Bajram Desku, fton të gjithë mërgimtarët nga Italia e më gjerë si dhe autoritetet shtetërore dhe fetare të Kosovës dhe Shqipërisë të marrin pjesë në këtë ngjarje me rëndësi kushtuar shenjtores së parë shqiptare. Poashtu janë ftuar edhe autoritetet shtetrore dhe ekleziastike të shtetit italian dhe të Vatikanit.

Në fund të pjesës zyrtare të ceremonisë grupet e mirënjohura artistike të mërgatës tonë në Itali për nder të mysafirëve të nderuar do të shfaqin program artistik me këngë dhe vallet të gjithë trevave shqiptare.

Këshilli organizativ ju fton të merrni pjesë në nderimin e figurës madhore të simbolit të paqes dhe humanizmit, shenjtores shqiptare Gonche Bojaxhiu - Nëna Terezë.

Për Informata teefononi në nr: 

+39 388 3433956 Bajram Desku (kryetar),
+39 339 4192367 Hetem Zogaj dhe
+39 328 2678010 Gëzim Muçolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat