Sherr mes shqiptarëve me sëpata e shkopinj

Diaspora

Sherr mes shqiptarëve me sëpata e shkopinj

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 10:19
Ilustrim

Pesë shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin jashtë një lokali në Chieti të Italisë mbrëmjen e djeshme. Të ndarë në dy grupe, shqiptarët sulmuan njëri-tjetrin me sëpata dhe shkopinj.

U desh ndërhyrja e policisë për të ndalur sherrin mes tyre. Dy prej shqiptarëve pësuan lëndime dhe u dërguan në spital. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Të gjithë u arrestuan nga karabinierët, pavarësisht se nuk e patën të lehtë që t’i ndalnin, pasi hasën në kundërshtimin e ashpër të tyre. Asnjë prej efektivëve të policisë italiane nuk pësoi lëndime.

Mediat vendase raportojnë se shqiptarët ishin në gjendje të dehur. Megjithatë nuk dihen shkaqet që nxitën sherrin masiv mes tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat