Po rrezaton Rijeka me shtatoren e të shenjtës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza

Diaspora

Po rrezaton Rijeka me shtatoren e të shenjtës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza

Nga: Dashnim HEBIBI Më: 24 shtator 2018 Në ora: 00:07
Kisha e Shën Marisë në Trsat të Rijekës, tash e tutje, do ta ketë përjetësisht, të Shenjtën Nënë Tereza, e brez pas brezi, do të krenohen me prejardhjen e saj.

Kisha e Shën Marisë në Trsat të Rijekës, tash e tutje, do ta ketë përjetësisht, të Shenjtën Nënë Tereza, e brez pas brezi komuniteti ynë, do të krenohet me prejardhjen e saj. Kjo ngjarje u mbajt nën patronatin e zonjës, Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete në Parlamentin e Kroacisë e ndihmuar nga komuniteti ynë, qeveria kroate, zyra për të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave kombëtare.

Mëngjesi i 23 shtatorit është më ndryshe për komunitetin tonë në Rijekë. Rrezet e diellit, janë paksa më të veçanta, ato po rrezatojnë më ëmbëlsisht, se asnjëherë tjetër, po shpërndajnë shpresë, po shpërndajnë mirëqenie, paqe e dashuri, se tash e tutje, e kemi shtatoren e Nënë Terezës në këtë pjesë të këtij qyteti e shteti mikë të kombit tonë. E pamundur të përshkruhet dita e shtune e 22 shtatorit 2018, përmes pak fjalëve në një ngjarje të veçantë, historike për bashkëkombasit tanë në Rijekë e gjithë Kroacinë, ku u vendos shtatorja e Gonxhe Bojaxhiu Nënë Tereza. Pas një vape, që e kishte kapluar Rijekën me rrethinë, sot, qielli i kaltërt i këtij qyteti ishte i mbuluar me shi, që e freskoi bashkë me te edhe oborrin e kishës, që njihet ndër kishat më të njohura në Kroaci e më gjerë. Freskia ishte e pranueshme për të gjithë, duke e kuptuar, se Nënë Tereza, do të jetë përjetësisht në këtë pjesë të Kroacisë mike. Është dashur shumë punë, përkushtim, që të arrihet kjo vepër e madhe e shenjt. Por, falë punës së madhe me shpirt e zemër të zonjës deputete, Ermina Lekaj Prljaskaj, kuptohet të ndihmuar nga komuniteti ynë i organizuar në Rijekë e gjithë Kroacinë dhe me kryesinë e qytetit, tash e tutje, shtatorja e Nënë Tereza, do të qëndroj për jetë në Rijekë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, me kohë filloi programi. Siç shihej, organizatorët kishin menduar, që të mbaj programin fillimisht në oborr të kishës, por për shkak të motit jo të qëndrueshëm, vazhdoi ndryshe, por mbi të gjitha ishte i shkëlqyer dhe shkoi ashtu si ishte parapa.

Image

Padyshim, se çdo gjë është e pamundur të merret e të shkruhet, por, pash në këtë ditë, bashkëkombas nga e gjithë Kroacia e diaspora, me një fjalë nga e gjithë shqiptaria. Të bashkuar, bënin foto para shtatores së Nënë Tereza edhe pse nuk ishte shpalosur ende. Autori i shtatores, me modesti, fliste për këtë vepër nga ata që e pyetnin. Me shumë përkushtim kam punuar i thonte ai bashkëkombasve tanë, ata që donin ta përgëzonin për punën madhështore që e kishte bërë. Zonja Dorotea Kerni, që kishte ardhur nga Zagrebi, përgaditej që të moderonte këtë ngjarje e në anën tjetër shihje disa zonja me bueqeta me lule në dorë. Ato lule, sigurisht, se ishin për musafirët. Një falënderim i veçantë për këtë banorët e kësaj ane të Rijekës, sepse me që ishte numri i madh i të pranishmëve, ata akceptonin edhe dikush, që nuk e linte veturën si duhet në parking edhe pse nuk bënte ndoj pengesë në komunikacion. Ditë e madhe, ditë histotike, këto ishin fjalët e thuajse të gjithë bashkatdhetarëve. Një zonjë, veprimtare nga rrethina e Pejës zonja Melihat, e që jeton në Zagreb, kishte ardhur enkas nga kryeqyteti i Kroacisë me bashkëshortin e saj dhe djalin e vajzën, Ardianin e Linën, bënin foto para shtatores e duke e vlerësuar këtë ditë. Ishin edhe shumë të tjerë, që mbanin edhe famuj kombëtar dhe ate të Kosovës. Nuk munguan edhe bashkëkombas, që mbanin plis.

Ishin mbledhur bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptar, pa dallim bindjeje fetare a politike, por i kishte bashkuar siç i bashkon gjithmonë, jeta dhe vepra e  Nënë Terezës shqiptare.

Shiheshin bashkëshkombas nga Zvicra, si veprimtari i dalluar,z.Bajram Mulaj me të birin, pastaj, Zenel Neziri, kryetar i SHH „Medvegja“ në Zvicër, Esat Husaj, producent i TV Diaspora me qendër në Berlin e shumë e shumë të tjerë. Z.Husaj, mbante kamerën e tij në çdo skaj të ambientit të kësaj dite, duke u munduar, të mos i ikë asgjë. Sipas përgjegjësit kryesor të kësaj kishe, Nënë Tereza, para disa viteve e kishte pas vizituar këtë vend dhe prandaj, është disa here e një rëndësie të veçantë.

Kisha e Shën Marisë në Trsat të Rijekës, tash e tutje, do ta ketë përjetësisht, të Shenjtën Nënë Tereza, e brez pas brezi, do të krenohen me prejardhjen e saj.

Ky eveniment, ashtu si ishte paralajmëruar filloi me kohë dhe mblodhi bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo ngjarje u mbajt nën patronatin e zonjës, Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete në Parlamentin e Kroacisë. Organizatorët e kësaj ngjarje ishin: Bashkësia e pakicës shqiptare në PBM, Ipeshkëvija e Rijekës – Kisha e shenjtë e Shën Marijes në Trsat, Këshilli i pakicës shqiptare në PBM, Këshilli i pakicës shqiptare të Qytetit të Rijekës, Këshilli i pakicës shqiptare të Qytetit të Crickvenicës. Nga Kosova kishte ardhur enkas Dr.Don Lush Gjergji i shoqëruar me disa priftërinjë të tjerë shqiptarë, që shërbejnë në Kroaci, si Rikard Lekaj, Herbert Berisha, Krist Gjergji, etj. Ndërsa Arqipeshkvi i Katedrales së Rijekës, z.Devcic, dhe Gvardijani i kishës Trsatit Barbaric, ishin pjesë e programit dhe vleresuan lartë këtë ditë të shenjtë. Zonja Ermina, me modestinë e saj, e shoqëruar edhe me disa deputetë të parlamentit kroat, si i pakicës hungareze dhe disa të tjerë, përcillte programin, që ishte parapa të mbahet në hapsirën e kishës. Në këtë kremtë, ishin shumë personalitete veprimtarë të njohur shqiptarë, që jetojnë në Kroaci dhe atdhe, si një teolog i fesë muslimane dhe ai i ortodokse. Ishte Dr.Don Lush Gjergji ai që e drejtonte gjithë programin e meshës dhe padyshim, se përcillej nga të gjithë të pranishmit. Në hapsirën e kishësh, ku mbahej programi herë në gjuhën shqipe e kroate, shiheshin edhe gazetarë kroat.

Image

Miqësia kroato-shqiptare do të jetoj, sa të jetoj njerëzimi

Para se të shpaloset kjo vepër e shenjt në këtë ditë të madhe, zonja Ermina, jepte prononcime për media, duke e cilësuar këtë ditë shumë të veçantë, një fitore të madhe shpirtërore për gjithë kombin tonë. Ajo me modestinë e saj, ju thonte të pranishmëve, se këtë arritje e kemi të përbashkët. Së bashku e kemi arritur dhe do të jemi gjithmonë të fortë. Shihej edhe kombëtarizmi i zonjës Ermina edhe nga veshja e saj, që ishte veshur kuq e zi. E në anën tjetër, shihej edhe bashkëshorti i saj z.Pjeter, një veprimtar i dëshmuar i kauzës sonë kombëtare, që pritke musafirët që vinin vazhdimisht dhe bënte herë pas here edhe foto, që ti ketë kujtim për të ardhmen, me një fjalë, kontributi i tij nuk mungonte edhe në këtë rast.

Ora ecte dhe bashkë me te, afrohej momenti historikë i shpalosjes së shtatores

Shtatorja u shpalos nga i pari i Rijekës z.Vojko Obersnel dhe deputetja, znj.Prljaskaj i shoqëruar nga Don Lush Gjergji që e bëri bekimin. Skulptori i shtatores z.Gëzim Muriqi u nda shumë i kënaqur nga vlerësimi i musafirëve të shumtë. Ai me modesti falënderonte secilin, që i jepte fjalë të mira. Edhe pse ka një përvojë të madhe, tek ai shiheshin emocionet. “ E kam arrit ta realizoj këtë shtatore me shumë përkushtim. Jam shumë i lumtur, që Nënë Tereza, do të jetë për jetë në këtë vend, sepse ky vend ka pasur e do të ketë veprimtar të dëshmuar të çështjes kombëtare. Shqiptarët ishim e do të jemi bashkë gjithmonë. Diaspora shqiptare kurrë nuk u ndal, ju lumtë vëllezër e motra. Deputetja, zonja Ermina, është një personalitet e cila falë bashkëpunimit edhe me komunitetin tonë, por edhe me miqë kroat, u arrit të realizohet ky projekt”, na tha ndër të tjera, z.Muriqi. Një punë e madhe e shumë brilante. Nga Kosova kishin ardhur përfaqësues politik të qeverisë, misionit katolik dhe studiues të shumtë. Vlenë të pëmendet, sepse edhe i gjithë komuniteti ynë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci ishin mbledhur së bashku për të përcjellur këtë ngjarje të madhe. Zonja, Suzana Jakupi, kryetare e Bashkësisë Shqiptare dhe Prefektura- Bregdetare Malore në Rijekë të Kroacisë e shoqëruar me bashkëpunëtor, pastaj, zonja, Dorotea Kerni, udhëheqësen e Bibliotekës Shqiptare, e cila po mbanë të gjallë jetën kulturore shqiptare në Kroaci, z. Esad Çollaku, kryetar i Unionit Shqiptarë në Kroaci, me seli në Zagreb, z.Sejfedin Prekazi, redaktor i revistës „Informatori“, revistë që botohet në Zagreb të Kroacisë si dhe kryetar i Bashkësisë Shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe prefekturës së Zagrebit, veprimtari i dalluar i kauzës sonë kombëtare, z.Ton Marku dhe anëtar i bashkisë së Rijekës, z. Heset Ahmeti është kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”, Koper, shoqata më aktive në Slloveni, pastaj z.Gani Xharrahi, kryetar i Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore i cili ishte zë i fuqishëm për t`u përmbyllur me sukses ky projekt, ashtu na tha ndër të tjera znj.Prljaskaj, etj, etj. Me një fjalë, shumë veprimtarë nga e gjithë Kroacia, diaspora dhe shqiptaia. Statuja është vendosur pranë statujës së St. Gjon Pali i II-të. Siç mësuam, këtë kishë, e kishte vizituar edhe Nënë Tereza para disa viteve, si dhe Gjon Pali i II-të. Statuja si e përmendëm më lart është punuar me shumë përkushtim nga puna e artistëve Gëzim Muriqi, ajo është 161 cm, saktësisht, sa ishte edhe e shenjta, Nënë Tereza. Prej miqëve kroat ishte i pari i Rijekës z.Vojko Obersnel, ministra, deputetë të parlamentit kroat. Ku gjatë fjalimit përshëndetës, kryetar i Rijekës i kujtoi të pranishmit, se Rijekën e ka vizituar NënëTereza dhe gjithashtu edhe këtë vend ku jemi mbledhur sot. Uroi qytetarët e këtij qyteti me rrethinë dhe të gjithë të pranishmit.

Image

Fjalë përshëndetëse erdhi edhe nga qeveria kroate

Fjala përshëndetëse e qeverisë kroate u mirëprit me duartokitje nga të gjithë të pranishmit. Në emër të qeverisë së Kosovës të pranishmit i përshëndeti zv.Ministri Berishaj, ku përcolli fjalët më të mira për këtë ditë historike. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, z.Gëzim Kasapolli, pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit edhe në gjuhën kroate ai përshëndeti zonjën Lekaj Prlaskaj, pastaj edhe dy zv.ministrat e Qeverisë së Kosovës, z.Berishaj dhe Daci. Ai ndër të tjera tha: “Të nderuar miq e dashamirës të shqiptarëve dhe të paqes në botë, në emër të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, kam nderin e madh të përshëndes këtë ngjarje të rëndësishme që na bashkoi këtu sot. Kjo ditë është historike, për shqiptarët dhe këtu dhe kudo që ndodhen. Është ditë e shënuar për të gjithë ata që e duan paqen mes popujve e njerëve, që e duan të mirën dhe përparimin. Kjo bijë e dalë nga një familje e thjeshtë shqiptare, nuk na lejon të harrojmë prej nga vijmë e ku po shkojmë. Ajo i kujton tërë botës, se bëmat nuk i mbulon pluhuri i harresës. E gëzofshim dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i Shën Nënës Terezë, Shenjtores sonë!”.

Zonja deputete, bartëse e projektit, e përmbylli me fjalët falënderuese më të mirat e mundshme, për të parin e Rijekës, për gjithë qytetarët e këtij qyteti me rrethinë, komunitetin tonë, përfaqësues të qeverisë kroate, deputetë kroat, musafirët e ardhur nga Kosova e gjithë diaspora. Ajo vlerësoi lart bashkëpunimin me të gjithë vullnetmirët dhe në fund me shumë përkushtim, arritëm ta realizojmë këtë projekt. Zonja deputete, u nderua me duartrokitje nga të pranishmit dhe në fund iu dha një buqetë me lule, me që na solli së bashku me miq të saj, e bashkëkombas që jetojnë në Rijekë e më gjerë, këtë shtatore, që do të jetoj sa të jetoj njerëzia. Kjo shtatore e vendosur në njërën ndër kishat më të njohura të Kroacisë, do të bëj thuajse çdo shqiptarë, që viziton Rijekën, të ndalet e të shoh shtatoren e Nënë Terezës, të kuptoj, se tash e tutje Rijeka, do ta ketë bashkëkombasen tonë, Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza për jetë të jetëve. Pas shumë fotove që bëheshin nga të pranishmit para shtatores së Nënë Terezës, me dhjetëra musafirë, iu drejtuan një restaurant në këtë pjesë të Rijekës për të drekuar dhe për të bashkëbiseduar. Dita e shtune u mbyll me sy nga ky vend, ku do të qëndroj Nënë Tereza dhe aty valonte edhe flamuri ynë kombëtar dhe ai i Kosovës, sikurse ia bënte me dije gjithë botës, se shqiptarët, ishin, janë e do të jenë paqësorë, kemi dhënë e do të japim për të mirën e njerëzimit. Rrezet e diellit u bënë edhe më të forta, me vendosjen e shtatores së Nënë Terezës në Rijekën e bukur, duke reflektuar jeta dhe vepra e bashkëkombases sonë paqe në gjithë botën. Gjithsesi, se ka mbetur pa përmendur edhe shumë gjëra të tjera, por së shpejti, do ta kemi një intervistë me deputeten, Prljaskaj dhe me skulptorin e shtatores, për të mësuar më në detaje për këtë projekt. Vlenë të përmendet, se që në mëngjes, gazeta më prestigjioze në Kroaci, Novi List shkruan për ditën e djeshme, duke e vlerësuar lart me titull: “Ispred Trsatksog svetista sada stoje I spomenik Majci Tereziji iz Kalkute” ( Para kishës së shenjtë në Trst të Rijekës, tash e tutje do të jetë shtatorja e Nënë Terezës nga Kalkuta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat