U përplas me kamionin, kush është 22-vjeçari që humbi jetën në Itali - Bota Sot
U përplas me kamionin, kush është 22-vjeçari që humbi jetën në Itali

Diaspora

E hënë, 22 tetor 2018

U përplas me kamionin, kush është 22-vjeçari që humbi jetën në Itali

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 09:43
Klevis Luka

Një 22-vjeçar shqiptar me banim në Itali u nda nga jeta pasditen e djeshme pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e dy ditëve më parë në autostradën mes Montopolit dhe Pontedera.

Klevis Luka po i jepte makinës kur papritur u përplas me një kamion që ishte parkuar. Në vend humbi jetën një pasagjer dhe një tjetër i ri me origjinë nigeriane, Oduware Imafidon, 21 vjeç.

Ai ishte rezident në Livorno, punonte me mamanë e tij në një piceri.

Sipas hetuesve, shqiptari po ngiste “Fiat Grande Punto” dhe po kthehej në Livorno me mikun e tij “Odu” kur papritur humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierat e rrugës e më pas me kamionin e parkuar.

22-vjeçari u shtrua në spitalin Fiorentin Careggi por zemra i pushoi së rrahuri pasditen e djeshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test