Arratisja dramatike e grabitësve shqiptarë përfundon me vdekjen e njërit prej tyre

Diaspora

Arratisja dramatike e grabitësve shqiptarë përfundon me vdekjen e njërit prej tyre

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 09:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Rivoltan me Pandinon në  Itali, duke gjetur vdekjen një shqiptar. Një bandë grabitësish shqiptarë që u përpoqën t'i iknin karabinierëve u përfshinë në një aksident rrugor, ku një nga tre hajdutët gjeti vdekjen.

Mediat italiane shkruajnë se mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:30 minuta një makinë tip BMW, me tre shqiptarë në bord doli jashtë rrugës, duke lënë të plagosur rëndë edhe dy personat e tjerë. Forcat e rendit dhe dy ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke transportuar të plagosurit për në spital.

Image

 

Arratisja fatale!

Një "Bmw 335" i vjedhur, u pikas nga karabinierët patrullues të Crema-s. Për pasojë, shqiptarë fluturuan me 200 km në orë. Policia i ndoqi ata për disa kilometra, por BMW-ja përfundoi jashtë rruge në një kanal dhe u përmbys disa herë në një fushë, duke humbur dy gomat e para. Trupi i pajetë i shqiptarit u nxorr nga makina rreth orës 1:30 minuta, ndërsa mjeti i shkatërruar plotësisht u largua prej andej me kamion rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Image

 

Me bizhuteri dhe para në dorë

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 31 vjeçari shqiptar me iniciale A.K, banues në Cassano d'Adda, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë dy bashkëkombësit e tij, ku njëri është transportuar për në spitalin e Brescias dhe tjetri në spitalin e Kremones.

Në automjetin e aksidentuar u gjetën para dhe bizhuteri të ndryshme. Policia beson se ata sapo kishin kryer një vjedhje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat