Arrestohen 4 shqiptarë në Romë pasi u kapën me marihuanë e kokainë

Diaspora

Arrestohen 4 shqiptarë në Romë pasi u kapën me marihuanë e kokainë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 07:53
Droga e kapur nga policia

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane pasi iu zbuluan se mbanin marihuanë dhe kokainë. Në fakt S.B., 43 vjeç; K.B., 31 vjeç; M.N., 30 vjeç dhe 25 vjeçari L.A. u ndaluan gjatë një kontrolli të zakonshëm në një rrugë në Torpignattara në Romë.

Komunikimi mes tyre në momentin që panë policinë ishte shumë dyshues për këta të fundit.

Dokumentet që paraqiti njëri prej shqiptarëve rezultuan të ishin false. Ai ishte dëbuar nga Prefektuara e Romës në shkurt të 2018-s, por mesa duket kishte hyrë sërish në gadishullin Apenin me gjeneralitete false.

Kjo shtoi më shumë dyshimet se mes shqiptarëve nuk fshihej vetëm kaq. Në një moment dy prej shqiptarëve, duke menduar se nuk po viheshin re hodhën dy çelësa identikë në rrugë. Kaq u mjaftoi policëve të kuptonin se duhej të ushtrohej kontroll në banesën ku jetonin ata. Pikërisht në banesë u gjetën 41 kilogramë marihuanë të ndara në disa pako me madhësi të ndryshme.

Atyre iu gjetën gjithashtu gati një kilogramë kokainë, të ndarë në disa qese të vogla si dhe materiale të ndryshme përzierës për lëndën narkotike dhe për peshimin e saj. Të katërt u dërguan në qeli me akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat