Durrësi mbushet me turistë/ Pushues nga shumë vende të botës vizitojnë monumentet antike

Durrësi

Durrësi mbushet me turistë/ Pushues nga shumë vende të botës vizitojnë monumentet antike

Më: 30 mars 2024 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Me një histori mijëravjeçare dhe i vendosur buzë detit Adriatik, pranë aeroportit ndërkombëtar dhe kryeqytetit, Durrësi mbetet një nga destinacionet e preferuara të pushimeve për turistë nga vende të ndryshme të botës. 

“Është hera e parë dhe erdhëm me idenë që mund të ishte interesante dhe vërtet është shumë këndshëm. Erdhëm dje dhe ende s’kemi parë shumë gjëra. do të qëndrojmë disa ditë dhe do të kthehemi në Stokholm”, u shpreh një turist.

“Këtu është kaq bukur. Kur u ngritëm në mëngjes dielli shkëlqen nga dritaret. Kemi ardhur me familjen, 8 veta, për të festuar 50-vjetorin e njërit prej anëtarëve të saj”, tha një pushuese.

“Ne jemi nga Anglia jugore dhe është hera jonë e parë në Shqipëri. Është qytet i ngrohtë, mikpritës dhe i bukur”, tha një tjetër.

“Po ta krahasojmë me 3-mujorin e vitit të kaluar ka një rritje të numrit të turistëve në qytet sicc mund ta shihni dhe ju. Vitin e kaluar pati më shumë se 1 milion turistë dhe këtë vit presim një numër më të madh turistësh. Minimalisht presim 25 %turistë më shumë se vjet”, u shpreh Floreta Kërtusha, Drejtoria e Turizmit, Bashkia Durrës.

I ndërtuar midis shekujve I dhe II të erës sonë, Amfiteatri Antik është monumenti që tërheq masivisht turistët e huaj, por jo vetëm ai. Një mori vendesh dhe plazhesh e gjiresh të fshehta me rërën e artë për t’u zbuluar, ushqimi dhe turizmi i aventurës janë pjesë e paketave turistike që ofron Durrësi këtë vit.

“Kur kontrollon online, një nga atraksionet e para për Shqipërinë është Amfiteatrin ë Durrës. Ndaj e dënim kur të vinim në Tiranë do të vizitonim Durrësin dhe erdhëm për ta parë këtë vend. Është një sit historik fantastik”, u shpreh një turist.

“Më së shumti është qendra historike e qytetit më lehtësisht e arritshme nga të gjithë, po vihet re rritje e numrit të turistëve të apasionuar pas turizmit të aventurës, ata që janë të interesuar për shtigje natyrore, ecje dhe çiklizëm. Interes i rritur që e pamë dhe në Panairin Ndërkombëtar të Berlinit kur agjencitë u interesuan dhe për këtë produkt turistik. Ndaj vijmë ndryshe këtë vit dhe me guidat me motorë”, shpjegoi Kërtusha.

Produktet e larmishme turistike falë bregdetit kodrinor, klima e butë mesdhetare, mikpritja dhe shërbimi i mirë janë faktorë kyç, sipas turistëve, për rikthimin e tyre në Shqipëri.

“Këtu moti është i mirë, njerëzit miqësorë. Është një vend i mrekullueshëm për turistët. Do t’Ia sugjeroja kujtdo të vinte këtu. Është shumë bukur”, rrëfeu një turist.

“Na pëlqen. Njerëzit janë të afrueshëm, çmimet janë të lira për ne, kështu që do të kthehemi përsëri”, tregoi një tjetër.

Shqipëria është kthyer në destinacionet më tërheqëse me një rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Turistët që zgjedhin Durrësin për pushime nuk janë vetëm nga rajoni dhe Europa, ku kryesojnë polakët, italianët, çekët dhe vendet nordike, por tashmë vijnë nga e gjithë bota.

“Është shumë interesant fakti që kemi pasur turistë dhe nga Japonia, India, nga Amerika. Nëse do të shtrinim hartën…”, shton Kërtusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat