Vodhi makinën në Durrës, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Durrësi

Vodhi makinën në Durrës, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Më: 25 prill 2024 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar është prangosur në Shkodër për veprën penale të vjedhjes.

Nga verifikimet rezultoi se ai ishte në kërkim nga Policia e Durrësit për vjedhje.

Makina tip “Ford”, që drejtonte i arrestuari ishte në pronësi të një 70-vjeçari, që jetonte në lagjen “10 Korriku” në Durrës.

Policia thotë se 37-vjeçari u kap duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin, të cilin e kishte vjedhur në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat