​OAK kërkon ndryshimin e nenit 36 në projektligjin për konkurrencën

Ekonomi

​OAK kërkon ndryshimin e nenit 36 në projektligjin për konkurrencën

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Kryesuesi i Grupit punues, deputeti Armend Muja tha se ky projektligj adreson të gjitha format e mundshme të keqpërdorimit dhe abuzimit të bizneseve në treg.

Megjithatë Diellza Zeqiri përfaqësuese e Odës së Afarizmit të Kosovës ka kërkuar ndryshimin e nenit 36, paragrafin 6 të këtij projektligji për shkurtimin e afateve kohore nga dhjetë muaj sa është aktualisht në tre muaj.

Zeqiri ka thënë se afatet kohore duhet të shkurtohen pasi është edhe kërkesë e bizneseve për trajtimin e procesuarave në afat më të shpejt.

Për këtë kërkesë të OAK, kryesuesi Muja ka thënë se duhet shikuar mundësitë e ndryshimit të këtij neni përkatësisht paragrafi 6.

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë thënë se qëllimi i këtij projektligji është për mbrojtjen e konkurrencës në treg.

Rexhep Bllaca nga MINT tha se risi substanciale e këtij projektligji është trajtimi i abuzimit me pozitë dominuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat