ATK tejkalon pritjet e inkasimit për 2021

Ekonomi

ATK tejkalon pritjet e inkasimit për 2021

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:24
ATK

Vetëm edhe një muaj para përfundimit të vitit 2021, Administrata Tatimore e Kosovës inkason 552.7 milion euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual.

Realizimi i të hyrave për këto njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milion euro apo 8.2% më shumë.

Një nivel si ky i inkasimit të të hyrave tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj, në kryerjen e punës me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë, të cilat padyshim që kanë reflektuar arritjen dhe tejkalimin e objektivave.

ATK falënderon gjithë tatimpaguesit që kanë kryer në kohë obligimet e tyre tatimore dhe që kontribuojnë në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat