Verërat kosovare me shqer e ujë, Tafaj:Qeveria të merret seriozisht me këtë çështje

Ekonomi

Verërat kosovare me shqer e ujë, Tafaj:Qeveria të merret seriozisht me këtë çështje

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 21:07
Haziz Tafaj

Drejtori menaxhues i Agro-Kosova Holding, Haziz Tafaj ka folur pasi medium i njohur kroat “Vecerjni List” pati alarmuar në një shkrim hulumtues se verërat nga Kosova ka qenë me sheqer dhe ujë në vend të rrushit. Aty pretendohet se janë zbuluar mashtrime të mëdha me cilësinë e verërave të Kosovës, por jo vetëm.

Sipas këtij raporti, katër nga pesë verërat e testuar të prodhuesve kosovarë, të cilat shiten në tregun kroat, ishin false.

Lidhur me këtë, Tafaj në emisionin ‘ Euro n’T7’ i ka bërë apel Qeverisë së Kosovës që të merret me këtë çështje.

Sipas tij, ky artikull ka qenë i rëndë për sektorin e prodhuesve të verës në Kosovë.

“Ai ka qenë një lajm shumë i rëndë për sektorin e prodhueseve të verës në Kosovë. Unë kisha bo apel te qeveria që ta trajtojë shumë seriozisht këtë lajm, qoftë edhe nëse s’është i vërtet. Nuk duhet me hesht. Unë apeloj që të vjen e të bëjë kontroll më së pari tek ne. Verat tona përveç që i eksportojmë në tregjet evropiane, ato edhe i testojmë”, tha Tafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat