Ekonomistët kërkojnë rishikim të politikave fiskale

Ekonomi

Ekonomistët kërkojnë rishikim të politikave fiskale

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Ekonomistët kanë kërkuar rishikim të politikave fiskale në mënyrë që të ketë stabilitet të tregut. Kjo për arsye se tregu në vend është çrregulluar sidomos vitin e fundit. Shkalla e lartë inflacionit ka bërë që të ulet konsumi, thonë ekonomistët. Ndërkaq në kuvend është votuar ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në tregut. Njohësit e ekonomisë në vend mendojnë se qeveria duhet të ketë politika më proaktive për të ndihmuar qytetarët në këtë kohë të inflacionit.

Drejtori i D&D Qendra e Mbështetjes së Bizneseve, Safet Fazliu, ka përmendur masat të cilat do të duhej t’i merrte qeveria në rast të destabilizimit të tregut. Fazliu tha se inflacioni duhet reduktuar me politika fiskale.

 “Mendoj se tregu është destabilizuar sidomos nga fillimi i këtij viti. Mendoj se qeveria duhet të merr masa në dy drejtime, duhet të ketë prioritet stopimin apo reduktimin e inflacioni me politika fiskale dhe e dyta me masa apo politika të caktuara do të mund të prezantoj efektet negative që mund të ketë inflacioni”m thotë ai.

Fazliu konsideron se një ndër masat që do të duhet të ndërmerr qeveria është heqja e taksave, lirimi i TVSH-së dhe akcizës në naftë në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimit në shumë produkte tjera.

ton “Në anën tjetër kur kemi parasysh pagat të shihet mundësia që edhe ngritja e pagave në sektorin publik por edhe privat të përkrahet që të jetë në vijë të drejtë me normën e inflacioni, shtoi Fazliu.

Oda e Afarizmit të Kosovës, po ashtu ka kërkuar nga qeveria që të merr masa për mbrojte të qytetarit nga inflacioni. Drejtori i OAK Skënder Krasniqi i tha Radio Kosovës se rritja e inflacionit po shkakton rënie të konsumit. Edhe Krasniqi ka kërkuar të ketë rishikim të politikave fiskale.

 “Të hiqet akciza në naftë për një kohë, të ulet TVSh në ushqim nga 18% në 5% ndërsa në produktet esenciale të hiqet TVSh për 6 muaj, në mënyrë që të mbrohen qytetarët dhe bizneset nga rritja e inflacionit dhe nga ulja e konsumit të qytetarëve Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, lidhur me Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, është deklaruar se do të ketë kufizim të sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimi i largimit nga shitja e produktit, caktimi i marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë, caktimi i çmimit maksimal të lejuar, detyrimi i operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit, detyrimi i operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat