Produktet e kompanive nga Kosova promovohen në Gjermani

Ekonomi

Produktet e kompanive nga Kosova promovohen në Gjermani

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka njoftuar se disa kompani nga Kosova, nga data 14 shkurt po i promovojnë produktet e tyre në panairin e ushqimeve organike “BIOFACH 2023”.

Ngjarja po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë.

Shtandi ku po ekspozohen produktet e shtatë kompanive nga Kosova, si: bimë mjekuese aromatike, fruta mali të ngrira dhe të thata, kërpudha, dredhëza  dhe produkte organike të tjera të sektorit të bujqësisë, është siguruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

‘Në këtë panair përfaqësuesit e kompanive tona po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencial me qëllim të krijimit të kontakteve të bashkëpunimit si dhe të rritjes së prodhimit dhe eksportit”, njofton Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat