Çmimi i naftës bie mbi pesë për qind brenda javës

Ekonomi

Çmimi i naftës bie mbi pesë për qind brenda javës

Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Nëpër tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës ka pësuar rënie prej mbi pesë përqind.

Kërkesa për naftë pritet që të dobësohet, duke bërë që bankat qendrore të vazhdojnë t’i rrisin normat e interesit si masë për luftimin e inflacionit.

Çmimi për barrel në tregun londinez javën e fundit pësoi rënie prej 5.4 përqind, apo në 81.6 dollarë, përderisa në tregun amerikan një barrel është shitur për 5.6 përqind më lirë, ose me çmim 77.87 dollarë, raporton Hina.

Kjo rënie e çmimit ka pasuar pas një ngritjeje katërjavore dhe pritjeve për shtim të kërkesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat