Në këto gjëra shpenzohen më së shumti parat nga familjet në Kosovë

Ekonomi

Në këto gjëra shpenzohen më së shumti parat nga familjet në Kosovë

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 06:29
ilustrim

Nga rezultatet e dala nga një publikim i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rezulton se totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 milionë e 527 milion euro.
Shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 mijë e 106 euro, ndërsa shpenzimet për kokë banori ishin 1 mijë e 903 euro.

"Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 % për ushqim dhe 14% për banim, të konsumit të përgjithshëm"
Pasojnë shpenzimet për transport 7%, për veshmbathje 6%, për alkool dhe duhan, si dhe për mobiliet nga 3%, komunikim dhe rekreacion me nga 2% dhe nga 1% ishin shpenzimet për edukim dhe shpenzimet në hotele dhe restorante, ndërsa 2% bëjnë pjesë në grupin e shpenzimeve të tjera”
, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Ndërsa sipas ASK-së, konsumi i ushqimit në Kosovë sipas rezultateve të ABEF 2022, kryesisht dominohet nga buka dhe drithërat 19%, mishi 18%, qumështi, djathi, vezët, si dhe perimet dhe pijet joalkoolike 12%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat