Edhe një Projektligj tjetër pritet të miratohet gjatë këtij muaji

Ekonomi

Edhe një Projektligj tjetër pritet të miratohet gjatë këtij muaji

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 15:53
Ilustrim

Qeveria e Kosovës do të miratojë Projektligjin për skemat pensionale brenda muajit qershor.

Ky projekt do të bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990, tha ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekruan Murati, në mbledhjen e Komisionit parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.

Ministri Murati para anëtarëve të komisionit tha se ligji i ri do të hyjë në fuqi para datës 15 korrik, afat ky i vendosur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, ai tha se i njëjti pritet të ketë implikime të larta financiare për buxhetin e shtetit, andaj do të shikohet se a është e nevojshme rishikimi i buxhetit.

Mirëpo, deputeti opozitar i AAK-së, Pal Lekaj kritikoi ministrin se ka vonuar miratimin e këtij projektligji.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme, Komisioni miratoi edhe raportet të Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat