Përfituesit e granteve falënderojnë Ministrinë, Peci ka një kërkesë për bujqit

Ekonomi

Përfituesit e granteve falënderojnë Ministrinë, Peci ka një kërkesë për bujqit

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:38
Foto nga vendi i ngjarjes

56 mijë euro është vlera e grantit që Lan Stojkaj nga fshati Lloqan i Komunës së Deçanit, ka përfituar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Stojkaj tha se ka qenë aplikues edhe më herët por që nuk ka arritur të përfitojë dhe se  pas aplikimit për herë të tretë nuk ka besuar se fiton.

Jam përfitues i grantit prej 1 hektarë e 10 ari të mbjella me ftonj e që tashmë janë në proces të ecjes. Unë kam aplikuar edhe më herët, mirëpo herën e tretë veç e provova rastësisht, por që u kthye besimi e që njerëzit po fitonin kur kriteri plotësohet”, tha ai, teksa falënderoi ministrin Peci.

“Mua edhe familja më ka thënë mos apliko më sepse veç po hargjon kot, mirëpo kam aplikuar kot por që nuk e kam prit që fitoj”, tha ai.

Ndërsa ministri Faton Peci, u zotua se meritokracia do të jetë prezentë në dilasterin e tij. Ai ftoi që të aplikojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat