Profesor Bajra: Zhvillimi ekonomik s’po ecën mirë, s’ka reformë

Ekonomi

Profesor Bajra: Zhvillimi ekonomik s’po ecën mirë, s’ka reformë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:36
Ujkan Bajra

Ujkan Bajra, profesor dhe njohës i ekonomisë, ka komentuar gjetjet e pulsit publik të përgatitur ng UNDP.

Sipas profesor Bajrës, pakënaqësia e qytetarëve me ekonominë është afër 60 për qind.

Tutje, Bajra vlerëson se kjo nuk jep sinjale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Sigurisht, asnjë tregues nuk jep sinjale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përderisa zhvillimi nuk bëhet prioritet shtetëror. Me një fjalë, me gjendjen ekonomike që kemi, problemi është shumë i madh. Jemi shumë prapa dhe këtë e thonë statistikat e publikuara, ndërkohë që “elozhet” politike janë bërë modë, pa dhënë asnjë rezultat konkret të prekshëm për asnjë kategori ekonomike, qoftë për PBB-në; uljen e papunësisë; reduktimin e varfërisë; tërheqjen e investimeve të huaja; rritje pagash; investime kapitale; shpërndarja e drejtë e buxhetit; mbështetje për prodhuesit vendor dhe NVM-të, politikat fiskale dhe shumë kategori të tjera.” – shkruan ndër të tjera profesor Bajra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat