Paratë e mërgimtarëve: Diaspora sjell 630 milion euro për gjysëm viti

Ekonomi

Paratë e mërgimtarëve: Diaspora sjell 630 milion euro për gjysëm viti

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Atdheun nuk e patën ndërmend veç kur ia mësynë atij për pushime, verës.

Bile, për para, vendlindja e familja që iu jeton në Kosovë, mërgimtarëve iu kujtua goxha shpesh sivjet.

Veç gjashtë muajt e parë të këtij viti, klan kosova njofton se ata dërguan 632 milion e 900 mijë euro, 77.5 milion më shumë se periudhën e njëjtë të 2022-ës.

Remitencat më të shpeshta u regjistruan nga  Gjermania por nuk munguan as nga Zvicra e Amerika.

Kjo shumë mund gati të katërfishohet nëse llogariten edhe paratë që ata lënë gjatë pushimeve në Kosovë, tërë vitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat