Lagështia dëmton vreshtat; fermerët në Mat ankohen se këtë vit prodhimi është i pakët

Ekonomi

Lagështia dëmton vreshtat; fermerët në Mat ankohen se këtë vit prodhimi është i pakët

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Lagështia e tepërt në muajt e pranverës ka sjellë dëme të jashtëzakonshme në bujqësi në rrethin e Matit. Pothuajse të gjitha kulturat bujqësore janë në krizë, njësoj edhe vreshtaria. Sipas fermerëve kjo situatë nuk ka ndodhur kurrëherë më parë.”

Në vitet e kaluara fermerët janë ankuar për mungesë të shitjes së prodhimit, ose çmimit shumë të ulët por këtë vit situata është krejt ndryshe, pasi as vreshtat nuk kanë prodhuar rrush. (efekte)

Një nga fermerët e zonës së Matit është Mazllëm Çeliku nga fshati Kurdar i Klosit. Ai shprehet se hardhitë e mbjella në 1.2 hektar tokë, nuk kanë asnjë bostak rrush.

“Po ta shikosh rrushin duket që prodhimi është pothuajse zero, ne ia kemi bërë të gjitha shërbimet por për shkak të lagështirës ka dështuar komplet në zonën tonë. Kam 20 vjet që merrem me vreshtari por si ky vit nuk na ka ndodhur ndonjëherë.”

Fermeri Mazllëm Çeliku llogarit se dëmi ekonomik kap vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Çdo vit duke hequr shpenzimet, kam fituar të paktën 10 mijë euro nga shotja e rrushit, sivjet jam me minus 10 mijë euro. Kjo situatë nuk është vetëm për vreshtat por edhe pemëtarinë. ”

Fermerët e Matit kërkojnë subvencionim nga ministria e Bujqësisë, pasi dëmet që kanë pësuar për shkak të kushteve atmosferike i kanë prekur të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat