Themelohet Lidhja e Bizneseve të Kosovës

Ekonomi

Themelohet Lidhja e Bizneseve të Kosovës

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Është themeluar Lidhja e Bizneseve të Kosovës.

Në njoftimin e kësaj lidhje thuhet se bizneset në Kosovë tani do të kenë mbrojtje dhe përkrahje për një klimë më të përshtatshme të të bërit biznes.

Sipas tyre, kjo lidhje do të jetë zë i fuqishëm i bizneseve dhe siç thanë është institucion në sherbim të ekonomisë kosovare.

“Lidhja e bizneseve të Kosovës,  është institucion në sherbim të ekonomisë kosovare, si partner konstruktive i institucioneve shtetërore të Kosovës, partnere ne dialogun social si dhe promotor i politikave zhvillimit ekonomik.  

LIDHJA e BIZNESEVE të KOSOVËS, është vendi ku bizneset takohen, shkëmbejnë ide dhe ndertojnë partneritet të fuqishëm. Ne ofrojmë mundësi eklusive të rrjetizimit, Ne ju krijojmë mundësi komunikimi, mes bizneseve kosovare me bizneset vendore,  rajonale, diaspores dhe shteteve të BE, USA dhe me gjerë“.

“Me ekspertët më të mirë, e me ekipën profesionale që i ka brenda saj ,me përvojën e jashtëzakonshme të biznesmenëve e afaristëve, dhe të tjerëve që do të n’a bashkëngjiten, do të kontribuojmë për një klimë më të favorshme në aktivitete të bizneseve,  duke i ndihmuar në atyre të zgjerojnë operacionet, të rrisin prodhimin dhe të eksportojnë jashtë kufijve të vendit“, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat