BQK: Remitancat arritën vlerën rreth 754 milionë euro

Ekonomi

BQK: Remitancat arritën vlerën rreth 754 milionë euro

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro.

Kjo paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro.

“Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%”, thuhet në raporton për statistikat për institucionet tjera financiare për muajin gusht 2023 të BQK-së.

Sipas vlerësimeve preliminare të BQK-së remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji  kanë qenë përmes IFJB 42%, kanalet tjera 40%, ndërsa përmes bankave 19%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat