ShPQK shënon “Dita ndërkombëtare e grave rurale”: Gratë rurale, forca kryesore e zhvillimit ekonomik

Ekonomi

ShPQK shënon “Dita ndërkombëtare e grave rurale”: Gratë rurale, forca kryesore e zhvillimit ekonomik

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:00
Dita ndërkombëtare e grave rurale

Igballe Esati nga Pojata e Ferizajt është një nga fermeret që kishte filluar me këtë profesion me një lopë dhe që brenda një periudhe shumë të shkurtër arriti të ketë 11 lopë dhe 7 viça. Madje bashkëshortin e punësuar në ndërtimtari e kishte tërhequr dhe ta angazhojë në fermën e saj. Ajo thotë se si familje ekonomikisht ka arritur të pavarësohet.

Këtë rrëfim e shpalosi në “Dita ndërkombëtare e grave rurale” e cila është shënuar në ambientet e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Prishtinë me mbajtjen e një tryeze, organizuar nga Shoqata e Prodhuesve e Qumështit e Kosovës (ShPQK), me qëllim që këtyre grave tu shprehet respekt dhe theksohet rëndësia e punës së tyre dhe kontributit buxhetor jo vetëm familjar, por edhe shtetëror si dhe rolit të shumëfishtë që kryejnë.

Në këtë tryezë theksi ishte pavarësia ekonomike e grave, shoqërimi dhe stimujt për fillimin e biznesit. Gratë rurale luajnë një rol kyç në zhvillimin e bujqësisë, në krijimin e ushqimit të sigurt dhe uljen e varfërisë. Kanë shumë role të tjera, por këto i veçoj si më të rëndësishmit.

Në emër të shoqatës se prodhuesve të qumështit, Koordinator Milazim Makolli, u ndal te historiku i kësaj dite të cilën e themeloi shoqëria civile në vitin 1995. Ndërsa ditë zyrtare është viti 2007 nga OKB.

“Kjo ditë për herë të parë u festua në datën 2008. Mesatarisht gratë përbëjnë më shumë se 40 % të fuqisë punëtore, bujqësore në vendet në zhvillim. Më pak se 15% e pronarëve të tokës në mbarë botën janë gra. Gratë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore bujqësore dhe luajnë rol të rëndësishëm në prodhimin bujqësor”, tha Makolli.

Ai ndër të tjera tha se institucioni që ai përfaqëson, merret me organizimin e trajnimeve në menaxhimin e fermës dhe mbështetjen e pikave grumbulluese me pronare gra.

“40 gra përfituese të makinave mjelëse. Në bazë të mbështetjes së ambasadës kanadeze janë tri pika grumbulluese të grave pronare që janë vetëmenaxhuese dhe vet ushqyese të familjeve ku disa prej tyre gjatë luftës u kanë humbur bashkëshortët e ku në këto tri pika janë mbi 100 fermerë që bashkëpunojnë”, tha ai lidhur me mbështetjen institucionalë që ato gëzojnë.

Sa i përket barazisë gjinore, Emine Kelmendi, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural udhëheqëse e njësisë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtja nga diskriminimi, inkurajoi gratë të merren me bujqësi, sepse MBPZhR-ja ka thjeshtësuar kriteret për aplikim dukshëm, duke iu ofruar edhe këshilla ligjore në çdo kohë.

“Jemi në hartim të politikave për vitin e ardhshëm të programeve të ndryshme kryesisht të subvencioneve. Jeni zë i arsyeshëm për çdo çështje ta ngritin”, tha Kelmendi.

Ajo tha se ministria kushton vëmendje të madhe grave fermerë që punojnë dhe fuqizojnë ekonomin familjare në zonën rurale.

“Ndër shekuj gratë kanë ruajtur shtëpinë, integritetin tonë, kanë fuqizuar familjen dhe shtetin. Jemi në hartim të politikave për vitin e ardhshëm të programeve të ndryshme kryesisht të subvencioneve. Mbesim të hapur për çdo çështje që ngritin apo rekomandim”, tha ajo.

Përfaqësuesja Gratë për Gratë, Ardiana Maraj, tha se përpjekjet për të mbështetur gratë sipërmarrëse në sektorin rural do të vazhdojnë. Ajo njoftoi për projektet e hapura të fazës së katërt dhe inkurajoi gratë pjesëmarrëse të aplikojnë për grante.

“Kriteri i tokës është hequr” që ka qenë problem i madh.

Kujtim Uka drejtor i Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë, duke iu referuar Dita Botërore e Ushqimit e cila festohet në të gjithë globin më 16 tetor çdo vit, thekoi se kjo ditë synon të trajtojë urinë globale dhe të përpiqet të çrrënjosë urinë në të gjithë botën.

Ai më shumë u ndal tek siguria e ushqimore planin global të cilës duhet kushtuar vëmendje e posaçme.

Ai tha se përveç temperaturave të sigurta të gatimit kujdes duhet kushtuar edhe larjes dhe shpëlarjes së produkteve por edhe higjienës së duarve.

“Ushqimet e gatuara siç duhet ndihmojnë në eliminimin e baktereve të dëmshme. Andaj duhet përdorë një termometër ushqimor për të siguruar që ushqimet të arrijnë temperaturën e brendshme të duhur. Gjithashtu larja e plotë e produkteve të freskëta dhe përdorimi i ujit të pastër ndihmon në uljen e rrezikut të konsumimit të ndotësve. Ndërsa larja e rregullt e duarve me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda minimizon përhapjen e baktereve dhe viruseve”, tha Uka.

Ndërsa sfidat e sigurisë ushqimore ai i sheh në botën e ndërlidhur që e bënë më sfidues monitorimin dhe rregullimin e sigurisë së produkteve ushqimore të importuara dhe të eksportuara.

15 tetori shënohet Dita Botërore e Gruas Rurale, e cila synon njohjen e kontributit dhe rolit që gratë nga zonat rurale kanë në komunitet, duke përmirësuar jetën dhe mirëqenien në tërësi.

Dita Botërore e Gruas Rurale u caktua në vitin 1995 nga organizatat e shoqërisë civile në konferencën e katërt botërore për gratë në Pekin dhe u shpall ditë zyrtare në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat