Maslichenko i BERZh: Kosovës i duhen projekte infrastrukturore – e keni mbështetjen tonë

Ekonomi

Maslichenko i BERZh: Kosovës i duhen projekte infrastrukturore – e keni mbështetjen tonë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:20
Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Sergyi Maslichenko

Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Sergyi Maslichenko, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe hapjen e linjës hekurudhore Han i Elezit – Fushë Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë projekte të tilla infrastrukturore.

“Ky rrjet është shumë me rëndësi sepse përfshin lidhjen me aeroportin. Keni kapacitete dhe do ta ndihmojmë të ketë më shumë projekte, 6 deri në 10. Kosovës I duhen projekte infrastrukturore sepse me to bëhet me konkurruese dhe integruese”, është shprehur Maslichenko.

Maslichenko ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e BERZh-it për projekte të rëndësishme.

“BERZh-i është partneri juaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat