Prezantohen politikat për bizneset dhe skemat e reja për vitin 2024

Ekonomi

Prezantohen politikat për bizneset dhe skemat e reja për vitin 2024

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), sot organizon konferencën vjetore me qëllim të shënimit të progresit në përkrahjen e vazhdueshme ndaj bizneseve dhe shpalosjen e potencialit të tyre për të qenë shtytës kryesor për zhvillim ekonomik, social dhe mjedisor.

Në këtë konferencë bëhet edhe prezantimi i politikave dhe instrumenteve mbështetëse për bizneset, me skemat e reja për vitin 2024.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë krerët më të lartë shtetëror, nga ambasadat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar si dhe komuniteti i biznesit.

Në konferencë do të flasin:  Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Amb. Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë, dhe Amb. Tomáš Szunyog, Përfaqësues Special i Unionit Evropian.

Në konferencën e këtij viti, MINT do të prezantojë Strategjinë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve 2030 dhe instrumentet mbështetëse, për të shpalosur potencialin e sektorit industrial të prodhimit, që kontribuon në mënyrë më efektive për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme si rezultat i hartimit dhe zbatimit të politikave dhe krijimit të legjislacionit të favorshëm për bizneset.

Gjatë vitit 2023, MINT ka arritur progres në proceset e hartimit dhe zbatimit të politikave dhe kornizës ligjore, si:

Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030 - e miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe tani në zbatim nga MINT dhe ministritë tjera përkatëse. Për herë të parë në periudhën e pas-pavarësisë, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një politikë të veçantë industriale. Vendimi u nxit nga të kuptuarit se zhvillimi industrial është kritik për transformimin gradual të Kosovës në një ekonomi me të ardhura më të larta dhe përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat