Kompanitë ndërtimore nuk parashohin mungesë të fuqisë punëtore gjatë 2024-tës

Ekonomi

Kompanitë ndërtimore nuk parashohin mungesë të fuqisë punëtore gjatë 2024-tës

Më: 5 janar 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Të vetmit që kanë pritshmëri të tjera janë kompanitë e materialeve ndërtimore dhe shitjen e banesave.

Nga kompania “Alwera Invest” thonë se s’kanë arsye që punëtorët të largohen nga Kosova.

Sipas kompanisë as ngritje të çmimeve të banesave nuk do të ketë.

“Ka pasur ulje të çmimit të materialeve ndërtimore dhe nuk do ketë rritje të çmimeve të banesave, si rezultat i ngritjeve të çmimeve të materialeve ndërtimore para 4-5 muajve janë rritë çmimet nuk ka faktorë që do të rrisin çmimet e banesave. Në sektorin e ndërtimtarisë nuk do të ketë problem me punëtorët se pagat janë nivelizuar pothuajse me pagat e njëjta me vendet në rajon si në Kroaci e Slloveni dhe ka shumë pakë arsye që punëtorët me lëshuar punën. Nuk ka indikacione as nga firmat e tjera që i kanë lëshuar punëtorët punën”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Për Fo kanë folur edhe nga kompania Relux SH.P.K. e cila është fabrikë prodhuese e materialeve ndërtimore.

Këta janë shprehur optimist se liberalizimi i vizave nuk do të ndikojë në mungesën e fuqisë punëtore.

“Liberalizimi i vizave nuk do të ndikojë në mungesën e punëtorëve, derisa punëtorët e shteteve tjera shprehin dëshirën për të ardh me punu këtu s’ka arsye të largohen punëtorët s’ka arsye për panik. Është mirë që është bërë liberalizimi i vizave për të parë qytetarët se perëndimi nuk është kopsht me lula”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat